Iu gjetën 27 mijë rrënjë kanabis e fidanë në kubikë, arrestohet 55-vjeçari i shpallu në kërkim (EMRI)
Policia ka bërë të mundur arrestimin e 55-vjeçarit Ajet Delishaj, pasi tre ditë më parë iu gjetën dhe sekuestruan 27 mijë rrënjë kanabis e fidane në kubik.
Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Alpe të pastra” Delishaj ka rënë në prangat e policisë.
Ky shtetas dyshohet se është autori i kultivimit të 6300 fidanëve të dyshuar cannabis sativa në tokë dhe i 20 300 fidanëve të tjerë në kubikë, që u gjetën nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, gjatë kontrollit të territorit të fshatrave Gruemirë dhe Çesme, Malësi e Madhe.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Malësi e Madhe/Kapet dhe vihet në pranga një nga autorët e dyshuar të shpallur në kërkim gjatë fazës së dytë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”.
55-vjeçari i ndaluar dyshohet se ka kultivuar 6300 fidanë narkotikë në tokë dhe 20 300 fidanë të tjerë në kubikë, të cilët u gjetën dhe u asgjësuan nga Policia, 3 ditë më parë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të veprimeve të thelluara për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të implikuar në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit A. D., 55 vjeç, banues në Malësi të Madhe.
55-vjeçari ishte shpallur në kërkim gjatë fazës së dytë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, që u zhvillua 3 ditë më parë, në zbatim të planit operacional për kontrollin e territorit.
Ky shtetas dyshohet se është autori i kultivimit të 6300 fidanëve të dyshuar cannabis sativa në tokë dhe i 20 300 fidanëve të tjerë në kubikë, që u gjetën nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, gjatë kontrollit të territorit të fshatrave Gruemirë dhe Çesme, Malësi e Madhe.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
