E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia mposhtet në shtëpi nga Franca

ITALI - Me gjithë epërsinë e krijuar gjatë gjithë takimit, Italia ka humbur miqësoren e zhvilluar në “Tardini” të Parma kundra Francës, me rezultatin 1-2.

Të kaltrit arritën të kalonin të parët në avantazh me golashënuesin e kampionatit italian, El Shaarawy në minutën 34 të takimit, i cili finalizon një aksion të bukur të nisur nga Balotelli dhe Montolivo, por Franca barazoi menjëherë shifrat në të 36', me anë të Valbuenës. Gomis në të 67 ' arrin të shënojë golin e fitores për lojtarët e Deschamps.

Përpjekja e lojtarëve italian deri në fund të takimit ishte e pamjaftueshme për të barazuar shifrat.

(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›