Vëllezërit: Nuk marrim hak për motrën, dhëndri na mbajti me bukë
ELBASAN- Në familjen Hasani, në lagjen “Emin Matraxhiu” në qytetin e Elbasanit, 3 ditë pas vrasjes së 43-vjeçares Vergjinushe Hasani, njerëz me të zeza hyjnë e dalin duke i përcjellë ngushëllimet dy djemve. Por ajo që habit të gjithë, është prania e dy vëllezërve të viktimës, të cilët, edhe pas vrasjes së motrës nga bashkëshorti, janë aty për të kryer të gjitha ritet dhe adetet për vdekjen e saj. Edhe pse jo fort të arsimuar, vëllezërit e 43-vjeçares Vergjinushe Hasani, Kastrioti dhe Safeti, tregojnë dinjitet dhe mençuri në respektimin e riteve.
“Krimi ishte krim, dhe adetet janë adete”, thotë, ndërsa flet me të sapoardhurit, njëri prej vëllezërve të viktimës, Kastriot Xhambazi, i cili jeton shumë pranë familjes së motrës së tij tashmë të ndjerë. Megjithëse nuk e prisnin krimin, ata thonë se nuk do marrin hak, por e kanë lënë në dorë të drejtësisë gjithçka. Përveçse për të respektuar të motrën, ata janë aty për të mbështetur edhe dy djemtë e saj, më i vogli 12 vjeç. Djali i madh i 43-vjeçares, Elvis Hasani tregon për Gazetën gjithë tmerrin e përjetuar, ndërsa ka parë nënën e tij të mbuluar nga gjaku.
DJALI
“Pavarësisht konflikteve të herëpashershme, ne jetonim ende nën një çati dhe nuk e prisja atë që ndodhi”, - kështu shprehet Elvisi, djali i Vergjinushe Hasanit, që u vra me thikë nga bashkëshorti mëngjesin e së hënës. Ende i tronditur e i shokuar nga skena e tmerrshme e nënën së larë në gjak, Elvisi tregon se në momentin e krimit ka qenë në gjumë dhe nuk ka dëgjuar asnjë debat mes prindërve. “Më duket se ishte rreth orës katër të mëngjesit të së hënës, kur im atë më zgjoi, duke më thënë se kishte plagosur nënën dhe më kërkoi që ta nisja me urgjencë për në spital. E mora të mbytur në gjak dhe “fluturova” për në spital. Por ajo kishte vdekur rrugës, pa mundur të futej dot në sallën e reanimacionit”, - thotë, me zërin që i dridhet Elvisi. Pa e prekur çështjen e tradhtisë dhe sjelljen e nënës, më tej ai sqaron se mes babait dhe nënës kishte debate, por sërish ata rrinin bashkë pjesën më të madhe të kohës. “Kishin konflikte dhe debate si në çdo çift e si në çdo familje. Para dy muajsh kishin vendosur që të ndaheshin, por prapë bashkë rrinin në pjesën më të madhe të kohës. Edhe natën e fundit bashkë kanë qenë dhe nuk janë grindur, si për çudi”, - shprehet Elvisi.
VELLEZERIT
Dy vëllezërit e Vergjinushe Hasanit, deklarojnë se ia kanë lënë në dorë drejtësisë të vendosë për gjykimin e autorit të vrasjes së motrës së tyre. Me gjithë krimin, ata thonë fjalë të mira për Agronin, si një njeri që është kujdesur për ta. “Kemi kaluar një jetë me njëri-tjetrin, me halle pa fund, por edhe me plot të mira. Bashkëshorti i saj, Agroni, na ka rritur sikur të ishim fëmijët e tij. Motra ime kaloi 25 vite jetë së bashku me të. Edhe pse kohët e fundit kishin grindje për shkaqe xhelozie, ata prapë shumicën e kohës rrinin bashkë”, - shprehet Kastriot Xhambazi, një prej vëllezërve të viktimës. Ai shton se konfliktet midis tyre ishin si të të gjitha çifteve të tjera, për xhelozi e debate të përditshme dhe se nuk e prisnin vrasjen.
Të njëjtën gjë pohon edhe vëllai tjetër, Safet Xhambazi. Ai thotë se, pavarësisht problemeve, mes tyre nuk e prisnin një krim të tillë, që sipas tij nuk duhet të kishte ndodhur për asnjë arsye. “E dinim që kishin probleme, por nuk e prisnim që Agroni të bënte një krim të tillë. I shoqi do e thotë para drejtësisë motivin e vërtetë të vrasjes, që nuk duhet ta kishte bërë sido që të ketë qenë puna. Gjithsesi ne ia kemi lënë në dorë drejtësisë të vendosë për të”, - thotë vëllai i viktimës, Safet Xhambazi.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)