Obama dhe Camerun: Ikim nga Afganistani në 2014

Presidenti SHBA-së, Barack Obama është shprehur i vendosur për frenimin e Iranit në programin bërthamor, duke ripërsëritur se në rast kundërshtimi do të përballet me pasojat. Në një konferencë të përbashkët me Kryeministri britanik David Cameron, në kuadër të vizitës së këtij të fundit në Shtëpinë e Bardhë, Obama ka deklaruar se do të vazhdojnë edhe sanksionet ndaj Sirisë, ndërsa ka vlerësuar se aleanca me Britaninë është më e fortë se kurrë.
“Evlerësoj shumë aleancën me Britaninë. Diskutuam për embargon ndajIranit dhe sigurinë nëAfganistan. Besojmë ende se ka mundësi për zgjidhje diplomatike për problemin bërthamor të Iranit.Do vazhdojmë presionin mbi Iranin për programin bërthamor.Nëse Irani nuk zbaton kërkesat do përballet me pasojat.Do vazhdojmë sanksionet ndaj Sirisë kundër regjimit të Bashar Al Asad.Presidenti sirian, Bashar Al Asad do largohet nga pushteti. Aleanca jonë me Britaninë është më e fortë se kurrë.Kemi bërë progres në Afganistan.Do
largojmë dhe 23 mije trupa nga Afgansitani.Njerëzit i kuptojnë arsyet për operacionet në Afganistan. Amerikanët janë të lodhur me luftën në Afganistan. SHBA dhe Britania janë dy shtete që mbështesin lirine.
Po punojmë për të dërguar ndihma humanitare në Siri”tha ai.
Nga ana e tij kryeministri britanik u shpreh i vendosur për të vënë përpara drejtësisë përgjegjësit e dhunës në Siri. Në këtë kontekst ai shprehu gadishmërinë për bashkëpunim me Rusinë dhe Kinën, në funksion të rezolutës së re në KS e OKB për Sirinë.
“Duam njëtranzicion politik në Siri,përgjegjësite dhunës do dalinpara drejtësisë.Kemi marrë masa për të ulur deficitin dhe rritjen ekonomike.Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Rusinë dhe Kinën.Do punojmë për rezolutë të re në KS e OKB për Sirinë. Niveli i sigurisë në Afgansitan është rritur.Forcat afgane do marrin në dorësigurinë në vitin 2013”tha Camerun.
Vizita e Camerun në Shtëpinë e Bardhë do të përmbyllet me një darkë shtetërore.