E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia ndihma për popullatën në zonat e përmbytura

ROME- Republika e Italisë është e gatshme të asistojë Shqipërinë në këtë periudhë të vështirë ku veriu i vendit është përfshirë nga përmbytjet. Në një deklaratë të kryeministrisë në Romë, thuhet se Italia do të dërgojë ndihma për popullatën në zonat e goditura nga moti i keq. Në deklaratë thuhet se autoritetet në Tiranë kanë falenderuar kryeministrin Silvio Berluskoni, i cili po ndjek me vëmendje zhvillimet më të fundit në Shqipëri, vecanërisht në qytetin e Shkodrës. Përveç ndihmës materiale, ndihma teknike italiane është shumë e vyer, sepse Italia ka vuajtur dhe vuan problemin e përmbytjeve. Në deklaratë përmendet edhe fakti se në vendin tonë është dërguar profesori italian Roberto Guercio, këshilltar i jashtëzakonshëm për emergjencat e digave.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›