E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në aksin Korcë-Kapshticë, 4 të plagosur rëndë

KORCE- Aksident automobilistik me 4 të plagosur, në aksin rrugor Korcë –Kapshticë, në afërsi të fshatit Bitincke këtë pasdite. Katër të rinj janë plagosur pas përplasjes së dy mjeteve dhe ndodhen të shtruar rëndë në spitalin e Korcës. Mjeti Undai me targa të Tiranës, 4690 R ku udhëtonin dy vëllezërit Spartak Collaku 24 vjecar dhe Rudolf Collaku 21 vjec është përplasur me një Volsvagen me targë greke NZE 4208 ku udhëtonin Visar Begolli 21,vjec dhe Erald Gjyli 26-vjec. Burimet policore bëjnë me dije se të dyja mjetet udhëtonin në të njëjtin drejtim nga Bitincka në drejtim të Korcës dhe se personat të cilët ndodheshin në të dyja mjetet ishin të afërm. Ndërkohë bëhet me dije se shkak i aksidentit ka qënë loja ndërmjet të rinjve për të pasur përparësi ndaj njëri tjetrit, dhe shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonin të dy mjetet.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›