Italia përballë Brazilit në Kupën e Konfederatave

Kupa e Konfederatave, që do të zhvillohet në Afrikën e Jugut nga 14 deri më 28 qershor 2009, do të vendosë përballë Italinë dhe Brazilin.
Pas shortit të hedhur në Johanesburg, kampionët e botës në fuqi dhe “seleçao” u pozicionuan në Grupin B, ku ndodhen edhe SHBA dhe Egjipti.
Ndërkohë, në Grupin A do të luajnë Spanja, Afrika e Jugut, Iraku dhe Zelanda e Re. “Do të jetë një sfidë shumë e bukur”, ishte komenti i trajnerit “axurr”, Marçelo Lipi.
“Nuk kam luajtur asnjëherë kundër Brazilit apo ndonjë klubi të këtij vendi”. Aktiviteti, i cili është një test përpara Kupës së Botës, do të zhvillohet në katër qytete afrikano-jugore.