Italia, plane te medha energjetike

Ministri Prifti i konsideroi lidhjet ekonomike ndermjet dy vendeve si lidhje historike dhe te konsoliduara, duke vene ne dukje interesin e madh te treguar mbi sektoret e energjise, ne industrine e çimentos nga bizneset italiane, si dhe nje sere projektesh te licencuara nga ERE.
“Nevojitet nje investim i ri ne linjat e interkonjeksionit, per te ofruar nje klime biznesi te pershtatshem dhe plot lehtesira si ne "start-up" edhe gjate menaxhimit te ketij lloj biznesi duke vendosur theksin ne impaktin mjedisor”, theksoi Prifti.
Nga te dy palet u vleresua nevoja e fillimit te menjehershem te kompozimit te Komitetit te perbashket midis dy vendeve per zhvillimin ne fushen energjetike ne menyre qe te harmonizohen projektet ne kohe sa me te shkurter.