Italia premton një marrëdhënie edhe më të ngushtë me qeverinë “Berisha”
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Terry Davis, pas një takimi në Strasbug me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, shprehu "impresionet e tij nga progresi i bërë në Shqipëri dhe mbi të gjitha nga klima politike, që ka ndryshuar pozitivisht”. Kryetarja
e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila ndodhet në Strasburg në kuadër të Konferencës së kryeparlamentarëve të Këshillit të Europës, e njohu z. Davis me zhvillimet e fundit në Shqipëri, reformat politike, ekonomike dhe sociale. “Në një klimë shumë të mirë konsensusi të gjerë, së fundmi në Parlament u miratua një paketë ndryshimesh kushtetuese, të cilat zgjidhin një sërë ngërçesh institucionale dhe i japin vendit më shumë stabilitet”, tha znj. Topalli. Sipas saj, reformat ekonomike kanë sjellë një stabilitet makroekonomik dhe interesi i investitorëve ka ardhur gjithnjë në rritje. Nga ana e tij,
zoti Davis vlerësoi bashkëpunimin mes forcave politike në Parlament, përmes një klime që i shërben ecjes përpara të vendit. “Marrja e ftesës për anëtarësim në NATO ishte për Shqipërinë një ngjarje e madhe dhe rezultat i reformave të arritura. Po ashtu, ne shpresojmë të përmbyllim fazën e ratifikimit të MSA-së Shqipëri-BE dhe brenda këtij
viti të kërkojmë statusin e vendit kandidat për anëtarësim”, tha znj. Topalli”. Në vijim të lobimit të saj për promovimin e Shqipërisë, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, zhvilloi në Strasburg, një seri takimesh të rëndësishme, gjatë së cilave u fokusua në përmbylljen e procesit të ratifikimit të MSA-së BE-Shqipëri dhe në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Gjatë punimeve të Konferencës të Asamblesë Parlamentare të KE-së që u mbajt në Strasburg nga data 22-23 maj, Kryetarja e Kuvendit zhvilloi takime me homologë të saj, pjesëmarrës në këtë konferencë të nivelit të lartë politik. Një takim të veçantë, Kryetarja e Kuvendit e zhvilloi me Kryetarin e Parlamentit të Greqisë, Dimitrios Sioufas. Bashkëbiseduesit vlerësuan nivelin e marrëdhënieve politike dhe u fokusuan në zhvillimet aktuale dhe në perspektivën europiane të rajonit. Ndërsa, në takimin me Kryetarin e Parlamentit të Portugalisë, Jaime Gama, znj. Topalli u ndal në mundësitë e rritjes së bashkëpunimit mes këtyre dy vendeve të Mesdheut, por edhe në kuadrin e bashkëpunimit të iniciativës së Barcelonës dhe Asamblesë së EuroMed-it, ku Shqipëria pritet të bëhet anëtare së shpejti. “Ju siguroj, se menjëherë në seancën e 30 majit do të kalojmë në Parlament ratifikimin e MSA-së Shqipëri-BE. Ne mbështesim aspiratën dhe perspektivën tuaj euro-atlantike”, u shpreh z. Gama. Qipro është një nga vendet e pakta që ende nuk kanë ratifikuar MSA-në Shqipëri-BE, ndaj dhe Kryetarja e Kuvendit i kushtoi një vëmendje të veçantë takimit me Kryetarin e Parlamentit të këtij vendi, Marios Garoyan. Në këtë takim, z. Garoyan tha se “do ta shohë me përparësi çështjen e ratifikimit të MSA-së nga Parlamenti i Qipros”. Në takimin me Kryetarin e Senatit të Meksikës, Santiago Creel Miranda, si një ndër vendet më të rëndësishme të Amerikës Latine dhe me influencë në vendet e kësaj zone, biseda u përqëndrua në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kryetarja e Kuvendit zhvilloi një takim edhe me Kryetarin e Senatit të Spanjës, Javier Rojo Garcia, gjatë së cilës theksoi se “Ballkani po përjeton një realitet të ri, në paqe dhe stabilitetit, orientuar drejt perspektivës europiane. Kosova ishte një rast unik dhe e vetmja zgjidhje për stabilitetin e Ballkanit ishte pavarësia e saj”. Takime të veçanta, Kryetarja e Kuvendit zhvilloi edhe me homologen hungareze, Katalin Szili, Kryetaren e parlamentit të Estonisë, Ene Ergma, Kryetarin e Parlamentit të Belgjikës, Herman van Rompuy, Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Ranko Krivokapic, si dhe me Kryetarin e parlamentit të Suedisë, Per Uesterberg. Një prezantim të shkurtër të zhvillimeve në Shqipëri, Kryetarja e Kuvendit bëri edhe në takimet e veçanta që zhvilloi me Kryetarin e Parlamentit të Finlandës, Sauli Niniso, Kryetarin e Parlamentit të Islandës, Sturla Bodvarsson, si dhe me Kryetarin e Parlamentit të Norvegjisë, Thorbjorn Jagland. Në këto takime, biseda u fokusua në rritjen e bashkëpunimit, forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe vitalizimin e shkëmbimeve parlamentare. Një takim i një dimensioni të rëndësishëm u cilësua dhe ai me Zëvendësekretaren e Përgjithshme të KE-së, Maud de Boer Buquicchio, e njohur për angazhimin e saj në mbrojtje të të drejtave të grave dhe fëmijëve. Bashkëbisedueset diskutuan mbi respektimin e të drejtave të njeriut, mbi vlerat e KE-së dhe mbi mundësinë e bashkëpunimit për të afruar Parlamentin me qytetarët. Zonja Topalli e njohu zonjën Buquicchio me nismat e Kuvendit të Shqipërisë për mbrojtjen e gruas dhe fëmijëve dhe me angazhimin për rritjen e dimensionit social të Kuvendit.
Topalli-Fini: Raportet mes dy vendeve tona do të jenë edhe më dinamike/Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, që ndodhet për një vizitë zyrtare në Strasburg, u takua me homologun e saj italian, Gianfranco Fini, i cili vlerësoi se “Italia dhe Shqipëria kanë marrëdhënie shumë të mira, por ekzistojnë të gjitha mundësitë që ato të përmirësohen edhe më tej”. Në këtë takim, kryetari i Parlamentit italian, theksoi pas takimit se “Italia dhe Shqipëria kanë tashmë marrëdhënie shumë të mira, por ekzistojnë të gjitha mundësitë për t’i përmirësuar edhe më tej, jo thjesht për afërsinë gjeografike, por për gjithçka që lidh dy vendet, për kulturën, ekonominë, interesin e përbashkët në Mesdhe, etj”. Ndërsa kryeparlamentarja Topalli shprehu besim se “me z. Fini në krye të Parlamentit të Italisë, raportet dhe marrëdhëniet mes dy vendeve tona do të jenë edhe më dinamike dhe natyrisht, do të ketë një ndikim direkt për t’i çuar edhe më tej marrëdhëniet ekonomike, shkëmbimet tregtare dhe bashkëpunimin në fusha të tjera” Kryetarja e Kuvendit ndodhet prej dy ditësh në Strasburg, për të marrë pjesë në punimet e Konferencës politike të kryetarëve të Parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Europës. Në Konferencë marrin pjesë 47 kryetarë të Parlamenteve të shteteve anëtare të Këshillit të Europës, si dhe kryetarët e Parlamenteve me statusin e vëzhguesit pranë Asamblesë Parlamentare të KE-së.
Leonard Quku