Një urra për 24 Majin proserb
E si mund ta harroja aq lehtë “24 Majin e lavdishëm”, ku kuqot bënë një kongres në një barakë tip stalle, a magazeje të ndërtuar nga italianët. Një kongres ku delegatët u përzgjodhën midis atyre që kishin vrarë më shumë shqiptarë se të tjerët, për çka në fund edhe u shpërblyen edhe me grada e uniforma.
Një kongres ku delegatët panë për herë të parë portretin e “Komandantit”, të cilin shumica syresh as që e njihnin për emër dhe fytyrë (ngaqë e mbanin të fshehur nga “armiku”), e që qëndronte i vetmuar në mesin e shumë portreteve të stampuara të Titos në fasadën e magazes. Portrete me bazyretin e atij të cilit gjithashtu shumica syresh e shihte për herë të parë, ndonëse emrin ia kishin dëgjuar, si ta kishin “burrin e nënës”, sepse në fakt ai ishte “burri i nënës parti...”, të cilën e mataronte si t’ia donte qejfi, teksa Dushani dhe Miladini ia mbanin këmbët lart...
E si ta harroj kongresin, ku ndoca moskovitë që kishin ngrënë shçi me vite të tëra në Rusinë e Stalinit, e ku përpak kishin ngordhur urie, pasi folën rusisht me Nijaz Dizdareviçin, tubuan dhe shastisën barinjtë me teza marksiste e republikano-komuniste, sipas të cilave do të kërrehej “vendimi i popullit” që të rrëzohej Monarkia në Shqipëri, që të dëbohej Familja Mbretërore përjetësisht nga Atdheu, ngaqë Mbreti Zog u kishte hapur shumë punë serbëve dhe pashiqëve e stojadinoviçëve, të cilëve u kish burgosur këlyshët komunistë, që në shumicë, në gjuhën e nënës i thoshin ujit “voda” e bukës “hljeba”.
Por Nijazi sllav, antimonarkistëve moskovitë shqiptarë nuk u tregoi se Tito po negocionte me Familjen Mbretërore serbe dhe se bash asokohe po binte dakord për bashkëqeverisje me regjentin e caktuar prej saj.
Dizdareviçi po u thoshte shqiptarëve që, pasi të shuguronin Republikën komuniste, të përgatiteshin për t’u bërë Republikë e 7 e Jugosllavisë komuniste.
Asokohe, në ditët e Kongresit të Përmetit, konfidenti i Miladinit, anëtari i “Grupit komunist të të Rinjve” të Tiranës, ëndërronte ditën kur kuqot e rinj skipetare të thërrisnin “Zhiveo nash Tito..., druzhe Miladine i druzhe Kristo..., ko je hrisçanin, ima nashu veru i imen nashevo Boga...” (Rroftë Titua ynë..., rrofshin shokët Miladin dhe shoku Kristo..., i cili është edhe i krishterë, ka besimin tonë dhe emrin e Zotit tonë”.
Dhe ajo ditë erdhi, sepse Kristua na u bë “nderi kombit”, ndërsa data 28 Nëntor, në Kosovën e lirë nga serbët dhe të pavarur, çuditërisht na u bë datë “turpi”, që duhet “fshirë nga kalendari i festave historike”, nga kujtesa historike...
Në fakt, mesa duket e merituaka titullin “Nderi i Kombit” ithtari i lashtë i Miladinit e i Dushanit, për të cilin fjala e urtë e popullit, “Burri ka kohë me u marrue, deri në ditën e vdekës...”, nuk ka asnjë vlerë, pasi si serbofil Kristua ynë është marrue prej kohësh.
Le ta gëzojë edhe për do ditë, ky përvetësues i mbiemrit të famshëm të korifejve mendjendritur të shqiptarizmës, titullin që mori... E të cilin, për shkakun se është zhvleftësuar kaq shumë, në fund të mandatit, Xhep Majdanozi ia dha edhe ish marangozit të Akademisë së Shkencave..., e jo më të mos e marrë njëri nga akadhemykët filoserbë të Tiranës!!?
Me këtë rast, bashkë me përkujtimin e 24 Majit, le të gëzojmë edhe ne të tjerët dhe ua pafshim hajrin edhe parrullave e simboleve serbe në Kukës, edhe hakerave serbë nëpër faqet zyrtare të institucionit tonë, që afro para një shekulli e krijoi dhe e drejtoi shqiptari i madh, mendjendrituri Lef Nosi, të cilit Kristo-filoserbi ia fshiu emrin nga Akti i Shpalljes së Pavarësisë... Ia fshiu, pasi shefat e tij e fshinë edhe nga jeta sapo “çliruan Republikën e 7 të Jugosllavisë”. Dhe këtë mënxyrë e bënë për hatër të serbizmës që erdhi në pushtet..., ngaqë ky “tradhtar”, institucionet e shtetit shqiptar të shqiptarëve, i pat shtrirë deri në Mitrovicë, të cilën bukëshkalët skipetaro-titistë e quajtën “Mitrovica e Titos” pas çlirimit të Jugosllavisë dhe ripushtimit serb të Kosovës, me kontributin edhe të 600 partizanëve shqiptarë, që luftuan deri në Vishegrad të Bosnjes, vetëm e vetëm për ta lënë Kosovën nën “qeverisjen” e Komisarit politik titist, Miladin Popoviçit, dhe nën thundrën gjakatare të Shefit të OZNA-s, Dushan Mugoshës.
Sot kuqot ende mallkojnë Mit’hat Frashërin, Mehdi Frashërin që jetësuan Kosovën dhe veçanërisht Mitrovicën shqiptare, e cila fatkeqësisht ende sot vuan nën thundrat e çetnikëve dhe paramilitarëve, ndonëse në letrat e Ahtisaarit është shpallur “shqiptare”.
Le ta gëzojmë edhe mikun e skipetareve te kuluar Tadiç-demokratin, që deklaron se “Kosova është pjesë e Serbisë..., është djep i saj...”, dhe le të qajmë njëzëri që Borisi i Serbisë, (jo Boris Putini i Rusisë), nuk po mundet të formojë “qeverinë demokratike progresiste..., proeuropiane...”.
Pra rroftë e qoftë 24 Maji dhe ithtarët e tij politikë skipetare, të cilëve po u digjet xhani për Shqipëri dhe shqiptari...
Rroftë e qoftë edhe 5 Maji i atyre që, kur dhanë shpirt, thërritën: “Rroftë Stalini..., rroftë Tito, rroftë Rusia, rroftë Serbia dhe Jugosllavia...”.
Nga Astrit KOLA