“Shqipëria në NATO”, Berisha: Në 3 prill ne u kthyem në gjirin e familjes së vlerave që mbart Shqipëria
Në kuadër të turit “Shqipëria në NATO”, Kryeministri Sali Berisha vijoi dje vizitën e tij në qytetin e Beratit, ku inauguroi disa projekte të zonave të ndryshme të këtij qyteti dhe zhvilloi një takim me qytetarët beratas, në mjediset e Pallatit të Kulturës. Duke vënë në dukje reformat e qeverisë që çuan në marrjen e ftesës së Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut Verior në Samitin e Bukureshtit, në 3 prill, kryeministri Berisha deklaroi se “më 3 prill në u kthyem në gjirin e familjes së vlerave që mbart Berati, që mbart Shqipëria, që mbart kombi ynë, një ndër kombet më të lashta të këtij kontinenti”.
Kreu i qeverisë deklaroi se “15 vjet Shqipëria dëshmoi se ishte një aleat i sigurtë i Aleancës së Atlantikut”. Por, ne morëm ftesën para së gjithash pasi dëshmuam seriozitet në reformat tona, pasi kjo qeveri, me transparencë të plotë u faktoi partnerëve evropianë dhe aleatëve se siguria është objektivi ynë më kryesor”. Kryeministri zhvilloi dje një sërë takimesh me banorët e rrethit të Beratit, si në Poshnje, në komunën Otallak, ku shprehu edhe mbështetjen e qeverisë për përmirësimin e infrastrukturës në këtë zonë. Berati, qyteti 2400 vjeçar, nuk është një qytet fundor, por një epiqendër, një qytet që i bën nder kombit, cilësoi dje, Kryeministri Sali Berisha në takimin me qytetarët beratas, evidentoi vëmendjen e qeverisë ndaj qytetit-muze, 130 km larg Tiranës, duke nënvizuar se “investimet tona janë katër herë më të mëdha se sa në qeverinë e mëparshme”. Kemi investuar 800 milionë lekë nga 400 milionë lekë të qeverisë së mëparshme, vijoi Kryeministri, duke nënvizuar se këtu nuk është llogaritur Ura e re e Goricës, boshti qëndror i jugut, hyrja e qytetit, rikonstruksioni i rrugëve. Kryeministri bëri të ditur se i kërkoi ministrit Olldashi dhe kryetarit të bashkisë që të tenderojnë menjëherë bulevardin e qytetit të Beratit, por të përgatisin dhe projektin për hyrjen e këtij qyteti, një nga hyrjet më të rëndësishme të Shqipërisë. “Sot me kryebashkiakun ramë dakort që të punojmë me intensitet edhe për të hapur universitetin”, informoi qytetarët Kryeministri Berisha. Duke folur për investimet në infrastrukturë, Kryeministri cilësoi se nga Saranda në Valbonë rrugët e Shqipërisë janë në rindërtim. “Ne do ta bëjmë Shqipërinë me rrugë moderne dhe brenda 3-4 vjetësh ky vend do të ketë sistemin rrugor më europian”, premtoi Kreu i Qeverisë. Në vijim të fjalës së tij, Kryeministri u ndal edhe në rritjen e pensioneve, duke theksuar se pensionistët në fshat dhe qytet do të jenë gjithmonë në axhendën e kësaj qeverie, me qëllim përmirësimin e jetës së tyre. Z. Berisha premtoi dhe kompensim të qytetarëve për shkak të rritjes së çmimeve. Ky është takimi i radhës që Kryeministri Berisha zhvillon në kuadër të turit ‘Shqipëria në NATO’, që nisi në Sarandë, për të vazhduar në qytetin “Studenti” në Tiranë, në Shkodër, Lezhë, Pogradec, Devoll, Berat.
Berati, në një seri projektesh të qeverisë/Kryeministri Sali Berisha përshkoi në këmbë dhe u përshëndet me banorët e lagjes “Vakëf” në Berat, një prej lagjeve më të vjetra të qytetit muze, rruga kryesore e së cilës është rikonstruktuar përmes një fondi prej 50 milion lekësh. Në 17 vite ky është investimi i parë i qeverisë shqiptare në këtë lagje mesjetare të qytetit muze të Beratit, 130 km larg Tiranës dhe 80 km larg detit. Pas prerjes së shiritit të përurimit të aksit prej 1.2 km nga kryetari i bashkisë, Fadil Nasufi, Kryeministri Berisha deklaroi se “jemi angazhuar për një seri projektesh të tjera për këtë qytet”. Ai përmendi rikonstruksionin e bulevardit kryesor të qytetit muze, rrugën e Drobonikut duke nënvizuar se “investimet do të realizohen nga buxheti suplementar i qeverisë”. Kryeministri ripërsëriti idenë e rihapjes së një universiteti në Berat, vendosjen e bashkisë në një godinë bashkëkohore. “E shoh me optimizëm zgjimin e këtij qyteti”, iu drejtua Kryeministri banorëve të kësaj lagjeje duke u shprehur optimist për ardhjen e turistëve të huaj në këtë qytet. Ata kanë ç’të shohin dhe ç’të mësojnë nga Berati”, cilësoi Kryeministri gjatë vizitës së tij në Berat, e treta që kur mori drejtimin e qeverisë në vitin 2005. Berati është një ndër qytetet e rralla që i takon agimit të njerëzimit. Në të janë zbuluar objekte që i takojnë periudhës së bronxit (2000 vjet para Krishtit). Qyteti dallohet për kështjellën e tij që sipas zbulimeve arkeologjike i takon shekullit të 4 para krishtit. Berati shtrihet në të djathtë të lumit Osum dhe rrëzë malit të shenjtë të Tomorrit. Njihet si qyteti i një mbi një dritareve, me dy lagjet karakteristike Mangalem dhe Goricë. Berati, një ndër qytetet me një histori shumëshekullore, është njëkohësisht dhe një ndër qytetet më të vizituara në vend. Në vitin 1961, Berati u shpall qytet muze, ndërsa pritet që UNESKO ta përfshijë atë në listën e trashëgimisë kulturore të njerëzimit.
Gjatë vizitës në qytetin e Beratit, kryeministri Berisha vizitoi fabrikën e prodhimit të ëmbëlsirave në Poshnjë. Në krye të shijes shqiptare qëndron Berati për shkak të një tradite mijëravjeçare. Është qyteti që ka trashëguar artin më të mirë të shijes së kuzhinës, vlerësoi të premten Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë një vizite në fabrikën e ëmbëlsirave Europast në komunën Poshnje, rreth 16 km larg qytetit të Beratit. Duke vizituar mjediset e fabrikës, një investim prej 800 mijë eurosh, Kryeministri vlerësoi se Berati është qendra që qëndron në krye të shijes shqiptare edhe për prodhimin bujqësor.
Kreu i qeverisë përgëzoi pronarin e fabrikës, i cili falë krijimit të kushteve bashkëkohore dhe trajnimit të specialistëve që punojnë në këtë fabrikë është në prag të marrjes së çertifikatës ISSO, që i lejon atij eksportimin e prodhimit në tregun evropian. “Ne do ta gjejmë të dyfishuar kapacitetin e kësaj fabrike në vizitën e tjetër që do të zhvillojmë në Berat, se me këtë cilësi treg gjen kudo”, tha Kryeministri, i cili shoqërohej në këtë vizitë nga Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi dhe zv/ministri i Brendshëm, Ferdinad Poni. Fabrika Europast ka hyrë në tregun shqiptar pesë muajt e fundit. Ajo disponon pajisje të viteve 2007-2008 dhe në të prodhohen të gjitha llojet e ëmbëlsirave. Shumë shpejt në këtë fabrikë do nisë prodhimi i kroasanteve dhe të gjithë prodhimet e saj synojnë tregun evropian.
Qeveria do të mbështesë urbanizimin e plotë të komunës Otllak/Në kuadër të vizitës së tij në qarkun e Beratit, kreu i qeverisë Berisha, vlerësoi ndryshimet rrënjësore që ka pësuar komuna Otllak, komuna më e madhe e qarkut të Beratit, ndërsa premtoi urbanizimin e plotë të kësaj zone. “Arritjet e kësaj komune në drejtim të përmirësimit të kushteve për të gjithë banorët, në një hark kohor të shkurtër, janë dëshmi e eficencës së qeverisjes dhe mirëqeverisjes në këtë komunë”, iu drejtua Kryeministri kryetarit të komunës Otllak, Lefter Maliqi. Kryeministri evidentoi se komuna Otllak ka gjetur mbështetje tek qeveria, por kjo mbështetje ka qenë mëse e justifikuar. “Brenda një viti janë shtruar dhe përmirësuar 60 km rrugë, është përmirësuar infrastruktura, institucionet zyrtare të komunës, shkollat, qendra sociale”, vijoi z. Berisha. Kryetari i komunës Otllak, cilësoi Kryeministri, më raportoi se ka 12 projekte të reja. “Ky është një shembull përkushtrimi dhe ju garantoj se këto projekte do të mbështeten një më një nga qeveria që drejtoj”, vijoi kryeu i qeverisë duke përgëzuar gjithashtu kryetarin e kësaj komune në përcaktimin që i ka bërë me mençuri përparësive që kërkon zhvillimi i kësaj zone. Kryeministri cilësoi dhe mbështetjen që i ka bërë komuna studentëve të kësaj zone, duke nënvizuar se “nëse në të gjitha komunat dhe bashkitë e vendit do të ndiqet shembulli i komunës Otllak, të rinjtë shqiptarë do të kenë mbështetje për të vazhduar shkollën e lartë”. Duke theksuar mbështjen e qeverisë për urbanizmin e plotë të komunës Otllak, Kryeministri përsëriti se “të gjitha fondet për përmirësimin e infrastrukturës në vend janë rezultat i luftës kundër korrupsionit”. “Ka rëndësi të jashtëzakonshme fitimi i besimimit të njerëzve, fitimi i besimit të komunitetit dhe kjo komunë që ka realizuar 40 projekte dhe ka gati 12 projekte e ka të sigurt mbështetjen e qeverisë dhe këtu ndryshimi është i shpejtë”, përfundoi Kryeministri Berisha. Komuna e Otllakut është komuna më e madhe e qarkut të Beratit dhe gjatë kohës se drejtimit të kryekomunarit Lefter Maliqi evidentohen ndryshime rrënjësore në infrastrukturë, shkolla, kanalizime, si dhe është punuar në ndihmë të zonave të thella. Një mbështetje të madhe për zhvillimin e kësaj zone ka dhënë dhe ministri PPTT Sokol Olldashi, i cili cilësohet dhe si një mik i kësaj komune. Kjo komunë ka marrë mbështetjen e qeverisë për disa projekte si për ndërtimin e një shkollë në Morave dhe në rrugën Lapradha- Lumas. Pasi preu shiritin e rrugës Lapardha-Lumas, një investim prej 53.4 milionë lekësh. Disa qindra qytetarë të komunës Otllak në rrethin e Beratit dhe fshatrave Lapardha dhe Lumas përshëndetën Kryeministrin Sali Berisha, i cili rikonfirmoi mbështetjen e qeverisë që kryeson për këtë zonë të rëndësishme bujqësore për Shqipërinë. Z. Berisha vlerësoi punën që kanë bërë fermerët e kësaj zone, sikundër dhe ndihmën e madhe të komunës për studentët. “12 projektet që janë gati nga kryetari i komunës janë 12 premtime të Kryeministrit të Shqipërisë dhe u jap fjalën se do t’i financojmë ato”, theksoi Kryeministri për banorët e kësaj zone, duke premtuar përmirësimin e infrastrukturës së kësaj zone me fondet e buxhetit të shtetit. Po dje u përurua dhe Pallati i Kulturës ‘Dëshmorët e Lapardhasë’, një Pallat Kulture modern i financuar nga buxheti i komunës. Në takimin me banorët, që u zhvillua në një terren sportiv, Kryeministri premtoi se “ky terren sportiv do të shndërrohet në një terren të shkëlqyer me fondet e qeverisë”. Kryeministri evidentoi dhe mbështetjen e qeverisë për punën që kryejnë dhe tregun e prodhimeve që ata realizojnë. “Ne rimbursuam TVSH-në dhe këtë do ta bëjmë edhe vitin e ardhshëm. Kemi dyfishuar grantin për fermerët dhe këtë do ta bëjmë edhe në vitin në vijim”, tha Kryeministri duke ripërsëritur vendimin për rritjen e pensioneve nga 1 Korriku i këtij viti. Kryetari i Komunës Otllak, Lefter Maliqi i dhuroi Kryeministrit një punim me gdhendje, me pamje nga Berati 2400 vjeçar. Ardhjen e Kryeministrit e përshëndetën dhe artistë të njohur si Çiljeta, Sejfulla Myftari, Rita Lati.