Italia s'mund të qeveriset, Senatii ndarë,Grillo partia e parë
Të tjera rreth shkrimit /VIDEO Shtypi: Zgjedhjet 'frakturë ala italiane' EDITORIAL/Llogaritë me realitetin Westervelle për Italianë: Sa më shpejt një qeveri e qëndrueshme
ROME- Italia që del nga zgjedhjet është ekstremisht e fragmentarizuar, ku dy koalicionet kryesore gjenden pothuajse kokë më kokë. Qendra e majtë me një avantazh të lehtë, kundrejt Berluskonit (31.6 % kundrejt 30. 65% në Senat) por ku fituesi i vërtetë është lëvizja “5 Yjet” e Beppe Grillos, i cili arrin të marrë një rezultat të paprecedentë duke dalë partia e parë më e votuar në Itali dhe duke marrë 23.79 % në Senat dhe 25. 55 % në Dhomën e ulët të parlamentit. 5 Yjet e komedianit Beppe Grillo, i cilësuar si fenomen, është partia që ka më shumë vende në Dhomën e Ulët të Parlamentit, (si parti e vetme jo koalicion). Ndërkohë që Bersani arrin të marrë maxhorancën në Dhomën e Ulët vetëm falë koalicionit por arrin mjaftueshëm të bllokojë koalicionin Pdl- Lega Nord të Berluskonit dhe aleatët e tij. Ndërsa Senati i ndarë dhe i pamundur për tu qeverisur nga një koalicion i vetëm
Italia përfundoi rreth orës 03:30 (sot) numërimin e votave por asnjë parti nuk ka fituar vota të mjaftueshme për të formuar qeverinë. Asnjë nga dy partitë e mëdha dhe aleatët e tyre nuk i arrijnë 158 vendet për të bërë mazhorancën. Koalicioni i qendrës së majtë i Pier Luigi Bersanit mezi mundi konservatorët e udhëhequr nga kryeministri Silvio Berluskoni në dhomën e ulët të Parlamentit por ka dështuar të marrë shumicën në senat.
Nga ana tjetër Berluskoni ka mundur të sigurojë më shumë se Bersani në Senat, duke marrë 116 vende, por jo mjaftueshëm për të siguruar shumicën e nevojshme për të qeverisur. Për të formuar qeverinë duhet që një koalicion të ketë maxhorancën tek të dyja, si në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve.
Surpriza, Lëvizja 5 Yjet e komedianit Beppe Grillo i cili ka arritur të jetë partia më e votuar me 25.55% por ka deklaruar se nuk bën koalicion me asnjë parti.
Në senat koalicioni i Berlosconit ka marrë 116 vende, koalicioni i Bersanit 113 vende, Beppe Grillo ka marrë 54 vende dhe Monti 18 vende. Në dhomën e Përfaqësuesve koalicioni i Bersanit ka marrë 340 vende, koalicioni i Berlusconit 124 vende, Lëvizja 5 yjet” e Grillos ka marrë 108 vende.
EFEKTI NE BURSA
Komentatorët thonë se paraliza qeverisëse në ekonominë e tretë më të madhe në eurozonë do të mund të ringjall krizën e borxhit të eurozonës.
Bursa e Milanos është hapur në rënie pas rezultatit tëe zgjedhjeve dhe fantazmës së paqëndrueshmërisë në qeverisje. Indeksi Ftse Mib ka humbur 5 %. Shumë tituj nuk arrijnë dot të qëndrojnë në garë pasi ka rënie të forta.
BERSANI: SITUATE DELIKATE
”Qendra e mjatë ka fituar dhomën e ulët edhe numrat në Senat. Është e qartë për të gjithë që kemi të bëjmë me një situatë shumë delikate për vendin. Do të menaxhojmë përgjegjësitë që këto zgjedhje na kanë dhënë në interes të Italisë”- ka komentuar Bersani pas rezultateteve të votimit.
BERLUSKONI: NJE VOTIM I RI NUK ESHTE I NEVOJSHEM
Nuk besoj se është e nevojshme një votim i ri në këtë situatë”- ka thënë Bersluksoni në një prononcim për Canale 5
DHOMA E ULET E PARLAMENTIT
Pier Luigi Bersani koalicioni i qendrës së majtë me 29.54% të votave
Silvio Berlusconi koalicioni i qendrës së djathtë me 29.18 % të votave
Beppe Grillo lëvizja 5 Yjet me 25.55% të votave
Mario Monti në krye të Koalicionit të Qendrës me 10.56% të votave
SENATI
Asnjë nga dy partitë e mëdha dhe aleatët e tyre nuk i arrijnë 158 vendet për të bërë mazhorancën.
Partia Demokratike ka fituar 113 vende me 31.63% të votave
Partia e Koalicionit të Djathtë ka arritur 116 me 30.72% të votave
Partia 5 Yjet ka arritur 54 vende me 25.55% të votave
Koalicioni Qytetar ka arritur 18 vende me 9.13% të votave
(sg/shqiptarja.com)