E Diel, 1 Nëntor 2026

Qipriotet votojne per te zgjedhur presidentin e ri

Qipriotët votojnë për të zgjedhur presidentin e ri. Konservatori Nikos Anastasiades i cili është dhe favorit, ka premtuar se do të arrijë një marrëveshje të shpejtë me huadhënësit ndërkombëtarë. Ai mendohet se do të fitojë kundrejt komunistit Stavros Malas i cili e ka përqendruar fushatën elektorale tek masat që do të merren për të nxjerrë vendin nga kriza. 
Edhe tregjet financiare shpresojnë në një fitore të mundshme të Anastasiades për të arritur sa më shpejt marrëveshjen me Bashkimin Europian dhe Fondin Monetar ndërkombëtar. 
66 vjeçari arriti të merrte më shumë se 45 për qind të votave në raundin e parë në jugun e Qipros ku flitet greqisht duke fituar ndaj biologut 45 vjeçar Malas i cili mori vetëm 27 për qind. 
Fituesi do të marrë në dorë vendin mesdhetar të goditur nga kriza më e rëndë ekonomike në katër dekada, me papunësinë që ka arritur një nivel rekord prej 15 për qind. 
Rreth 500 mijë qipriotë pritet të votojnë por shumë nga ata do të abstenojnë ose do të dorëzojnë të bardhë fletën e votimit në shenjë proteste, pasi mendojnë se asnjë nga kandidatët nuk është i denjë për detyrën. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›