Skandali i mishit te kalit
Ministrat e Bujqësisë se Bashkimit Evropian pritet te takohen ne Bruksel për bisedime mbi skandalin e mishit. Etiketimi i origjinës së mishit te kalit pritet te jete ne axhenden e zyrtareve te larte ne takimin e sotëm.
Skandali në fjalë nisi muajin e shkuar, kur mish kali u gjet në disa produkte viçi dhe hamburgera në Britani dhe Irlandë.
Analizat e bera konfirmuan dyshimet ndërsa tregjet ne Europe hoqën produktet nga shitja .
Jane dhjetëra vendet e bashkimit europian qe janë përfshirë ne kete ceshtje. Italia u bashkua ne listën e këtyre vendeve ditën e shtune pasi raportoi përbërje te mishit te kalit ne disa produkte vici .