E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia thërret ambasadorin e Sirisë

Italia ka thirrur ambasadorin e Sirisë për diskutuar përsituatën në këtë vend duke vënë në pah se regjimi sirian "po bën represion të tmerrshëm kundër popullsisë civile".

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme thuhet se "Italia u bën thirrje të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian të thërrasin të dërguarit e tyre në Siri, pas përshkallëzimit të protestave kundër presidentit Bashar al-Asad".

Qindra persona raportohen të kenë humbur jetën në disa qytete të Sirisë që prej fundjavës.

Këshilli i Sigurimit sot pritet të vazhdojë diskutimet për situatën në Siri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›