E Hënë, 2 Nëntor 2026

Italia thërret ambasadorin izraelit për sulmet ndaj trupave italiane në Libanin Jugor

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni thirri ambasadorin izraelit në Romë të enjten pas asaj që ajo e përshkroi si sjellje “të papranueshme” të forcave izraelite që thuhet se qëlluan mbi bazat e drejtuara nga paqeruajtësit italianë në Libanin jugor.

Pasi selia dhe dy bazat italiane të UNIFIL – forcë paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor – u “goditën me armë zjarri nga ushtria izraelite” të enjten, Meloni foli me komandantin e sektorit perëndimor të misionit UNIFIL, gjeneral Stefano Messina, për një përditësim mbi sigurinë e trupave italiane, tha zyra e saj.

CNN ka kontaktuar me Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) për koment.

Udhëheqësja italiane kontaktoi gjithashtu edhe me ministrin e mbrojtjes të Izraelit, Yoav Gallant për t’i “kujtuar me vendosmëri” atij se “ajo që po ndodh pranë bazave italiane UNIFIL në Libanin jugor” është “e papranueshme”, sipas një deklarate të qeverisë italiane.

Ndërkohë, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dënoi granatimet ndaj paqeruajtësve të OKB-së nga forcat izraelite në një postim të enjten X, duke shkruar se “një vijë tjetër është kaluar në mënyrë të rrezikshme në Liban”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›