E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia bashkepunon me Interpolin per rikthimin e ikonave te grabitura ne kishat shqiptare

Autoritetet greke jane perfshire ne nje bashkepunim intensiv me  strukturen nderkombetare policore te Interpolit pas  shtimit te rasteve te grabitjeve  te objekteve me vlere  historike kulturore dhe fetare ne objektet e kultit. Ne bashkepunimin e interpolit jane perfshire edhe disa objekte me vlera te rralla te grabitura ne disa kisha kryesisht ne jug te Shqiperise te cilat kane perfunduar ne Greqi dhe me pas drejt vendeve te tjera. Sipas shtypit lokal te Janines qe i referohet prefektit te Janines  Kahrimanis  autoritet greke dhe ato te Interpolit ne objektete e lokalizuara jashte Greqise  kane gjetur edhe nje ikone te grabitur ne nje kishe ne Gjirokaster. Behet fjale per ikonen e Shen Merise e cila i perkiste kishes se Pogonit te Gjirokastres. Kjo ikone  u grabit dhjete vjet me pare dhe dyshohej se u trafikua drejt Greqise. Ikona  konsiderohej si nje nga ikonat mrekulliberese duke e bere kete kishe nga me te frekuentuarat nga besimtaret. Shtypi grek qe u referohet burimeve zyrtare te prefektures  se Janines flet se ikona eshte lokalizuar ne Londer dhe po behen perjekje per ta rikthyer. Nje klerik ortodoks  ne Mitropoline e Gjirokastres tha pak dite me pare gjate kremtimeve te Shen Merise se ky ishte nje lajm i mrekullueshem per besimtaret. I mbetet autoritetit te Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe Ministrise shqiptare te Kultures qe te bejne me pas peprjekje per ta sjelle ikonen me vlera te rralla ne Shqiperi. Gazeta  Fjala e Mengjesit  qe del ne Janine  shkruan se edhe disa objekte te tjera jane identifikuar ne vende te ndryshme si ne Amsterdam te Hollandes.

Gjate viteve te fundit ne disa kisha disa qindra vjecare ne Shqiepri jane grabitur  objekte fetare me vlera te rralla si pjese ikonostasesh ikona  te vjetra dhe  objekte fetare. Shume prej tyre kane qene te perfshira ne regjistrin e pasurive kulturore.

Autoritet shqiptare kane arritur viteve te fundit te rikthejne nga Greqia dhe Italai objekte arkeologjike por pa mundur te identifkojne nje seri vlerash te tjera te grabitura ne muzeumet shqipatre kryiesht gjate viteve te tranzicionit dhe trazirave te dhunshme te vitit 1997.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›