Itali,sondazhi:Berluskoni humbet 35 të besueshmërisë
Përqindja e besueshmërisë për kryeministrin italian Silvio Berlusconi vazhdon të ketë rënie por mbetet ende në nivele pozitive me 52 për qind, tre për qind më pak, sipas një sondazhi të kryer nga Instituti IPR Marketing publikuar sot në faqen zyrtare të së përditshmes ''La Repubblica''.Në muajin maj 2008, pas fitores së zgjedhjeve legjislative, Berlusconi fitoi 53 për qind të mbështetësve. Në tetor të vitit 2008 ai arriti numrin më të madh të mbështetësve me 62 për qind."Duke nisur që nga ky moment dhe për efekt të krizës, prestigji i madh i Berluskonit ka humbur katër pikë në muajin nëntor, në muajin dhjetor pati një pauzë dhe në fillim të vitit prestigji i tij humbi 6 pikë'', shkruan e përditshmja në analizën e saj. "Besueshmëria e kryeministrit është ulur, por mbetet ende në nivelin 50 për qind. "Për herë të parë, qytetarët që kanë mendim negativ për qeverinë zënë pjesën më të madhe duke u rritur nga 49 për qind në 50 për qind'', thekson gazeta.Besueshmëria për partitë politike mbetet relativisht e qëndrueshme përveç Partisë Demokrate që regjistroi pas disa muajve uljen e parë me më shumë se katër për qind.