Kryqi i Kuq denoncon dhunen ne Guantanamo
E drejta nderkombetare eshte dhunuar. Ne kete perfundim ka arritur Kryqi i kuq Nderkombetar ne nje raport segret te pergatitur pasi te derguar te tij kane intervistuar 14 te dyshuar si bashkepunetore te Al Kajdes kur keta u transferuan ne burgun famekeq te Guantanamos. Sipas raportit te Kryqit te Kuq te burgosurit kane deshmuar se jane torturuar, keqtrajtuar, dhunuar, lene pa gjume dhe ne temperatura ekstreme.