E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iu gjet 62 kg Cannabis perfundon te Krimet e Renda

Durres 17 tetor 2011 NOA- Policia e Durresit ka bere te mundur arrestimin ne flagrance te nje 34 vjecari nga Tirana te cilit gjate kontrollit iu gjet rreth 63 kilograme lende narkotike.
Ermir Skordileva u prangos nga blute e qytetit bregdetar pasi pak para mesnate gjate kontrollit te ushtruar nga policia ne autobuzin tip Setra me targa TR 3749 G gjate kohes kur ky i fundit po udhetonte nepermjet Pikes se Kalimit Kufitar te Portit te Durresit drejt Italise iu gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale 28 pako te mbeshtjella me natriban brenda te cilave ndodhej sasia prej 62 kg e 756 gram lende e cila dyshohet te jete narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Nderkaq ne cilesine e proves materiale u sekuestrua automjeti i mesiperm nje aparat telefonik celular dy karta Sim shuma prej 200 Euro si dhe sasia e lendes narkotike. Lidhur me kete rast Prokuroria per Krimet e Renda Tirane mori materialet ne ngarkim ne Skordileves.
a.y/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›