E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet kosovari do kalonte kufirin me leje te falsifikuar

Durres 17 tetor 2011 NOA- Nje shtetas kosovar u prangos ne flagrance teksa po kalonte ne Piken e Kalimit Kufitar te Durresit me leje qendrimi gjermane e cila dyshohet te jete e falsifikuar.
Lirim Agushi banues ne Podujeve te Kosoves eshte kapur ne flagrance nga sherbimet e Policise Kufitare te Pikes se Kalimit Kufitar Durres duke tentuar te kaloje kufirin per ne Itali me nje leje qendrimi gjermane e cila dyshohet te jete e falsifikuar. Nga ana e policise u be sekuestrimi ne cilesine e proves materiale i dokumenteve te tij te udhetimit dhe u kryen veprimet e tjera proceduriale.
a.y/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›