Ivanko: UNMIK-u, nuk mund të përcjellë zyrtarët
Prishtinë -Zëdhënësi i UNMIK-ut, Alexander Ivanko, tha për mediat serbe se misioni i OKB-së më nuk i kryen funksionet policore dhe nuk siguron përcjellje. Deklaratat e tij, erdhën në një kohë, kur të hënën zyrtarë serbë u ndaluan në kufi, duke mos i lejuar të depërtonin në territorin kosovar. "Çdo kërkesë që marrim nga zyrtarët serbë, për përcjelljen e tyre gjatë qëndrimit në Kosovë, do të procedohet te institucionet e Kosovës dhe EULEX-i”- ka shpjeguar Ivanko.
Ai ka shpjeguar se UNMIK-u, nuk ka më forcë që të ndihmojë zyrtarët serbë, pasi ky mision nuk ka më policë në Kosovë, duke shtuar se për këtë gjë përgjegjëse janë institucionet e Kosovës dhe EULEX-i.
Ai ka shpjeguar se UNMIK-u, nuk ka më forcë që të ndihmojë zyrtarët serbë, pasi ky mision nuk ka më policë në Kosovë, duke shtuar se për këtë gjë përgjegjëse janë institucionet e Kosovës dhe EULEX-i.