E Diel, 1 Nëntor 2026

Ivanov: Emër të dyfishtë për Maqedoninë

Në një intervistë për "Deutsche Welle", të publikuar sot, Ivanov theksoi se 126 vende kanë njohur Maqedoninë me emrin e saj kushtetues dhe se Shkupi nuk do të heqë dorë nga ky emër. "Kemi të drejtën legjitime për këtë. Prandaj, qëndrimi i Greqisë që çdo emër i vendit në të ardhmen duhet të përdoret edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera nuk duket shumë serioz.

Për këtë arsye ne këmbëngulim në formulën e emrit të dyfishtë. Ajo që është kërkuar duhet të respektohet dhe çfarë pritet në të ardhmen duhet të jetë rezultat i pranuar nga dy palët", deklaroi Ivanov.  Ai i bëri thirrje Athinës që të marrë shembull nga marrëveshja ndërmjet Kroacisë dhe Sllovenisë dhe jo të bllokojë integrimin e Maqedonisë në komunitetin euro-atlantik. (makfax/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›