Vlorë, universiteti: "Jo maturantë me mesatare nën 6"
Universiteti i Vlorës heq nga lista 25 për qind të fituesve. Zëvendësrektori Zhupa: Nuk pranojmë studentë me mesatare të ulët, urdhëresën e miratuam një vit më parë
VLORE Rreth 25 për qind e maturantëve që kanë fituar të drejtën për të studiuar në degë të ndryshme të universitetit "Ismail Qemali" në Vlorë, nuk do të kenë mundësi të ulen në auditore. I janë gëzuar shumë faktit kur kanë parë emrat e tyre në listat e publikuara nga Ministria e Arsimit, por kanë shtangur nga habia kur kanë konstatuar se emrat e tyre ishin fshirë nga listat e nxjerra në universitet. Ndërkohë, burime zyrtare nga Rektorati i Universitetit të Vlorës konfirmojnë lajmin për mospranimin e maturantëve që e kanë mesataren e notave nën 6. Mësohet se një vit më parë, senati nxori dhe miratoi një urdhëresë, sipas së cilës asnjë maturant që e ka mesataren nën 6 nuk do të mund të vazhdojë studimet në universitetin "Ismail Qemali". Sipas burimeve të mësipërme, ky njoftim u publikua dhe në faqen e internetit të universitetit. Pavarësisht kësaj urdhërese, Ministria e Arsimit nuk e shpërndau njoftimin, duke bërë që një numër i madh nxënësish të cilët kishin mesataren nën 6 të aplikonin duke zgjedhur degë të ndryshme në Vlorë. Shumë prej nxënësve që shkuan për t'u regjistruar ditën e djeshme kanë parë se emri i tyre nuk figuronte në listën e publikuar nga universiteti. Nga lista ishin hequr emrat e të rinjve me mesatare notash nën 6. Zëvendësrektori i Universitetit të Vlorës, Eustrat Zhupa pohoi se fituesit e publikuar nga ministria që nuk kanë mesataren 6 e lartë nuk do të regjistrohen, edhe pse emri i tyre figuron në lista. "Heqja e emrave nga lista u bë në bazë të urdhëresës së nxjerrë nga senati i universitetit vitin e kaluar. Në këtë rast, problemi i krijuar do të zgjidhet nga vetë Ministria e Arsimit. Kjo, për faktin se Universiteti i Vlorës, në bazë të ligjit po zbaton një urdhëresë të brendshme, për të cilën është njoftuar dhe ministria në fjalë", - është shprehur Zhupa. Sipas tij, numri i të rinjve që iu hiqet e drejta e studimit në Universitetin e Vlorës është rreth 25 për qind. Po të njëjtat burime sqarojnë se një masë e tillë është vendosur me qëllim që të rritet cilësia në Universitetin e Vlorës.
(s.g/GSH/BalkanWeb)