Ivanov: Greqia të pranojë ekzistencën e Maqedonisë
Presidenti Gjorgje Ivanov i kërkon Athinës, "të përballet me realitetin e të pranojë se ekziston shteti i Maqedonisë dhe kombi maqedon". Greqia kritikoi vendimin e Shkupit për të mbajtur presidencën e rradhës së Këshillit të Europës, nën emrin "Presidenca e Maqedonisë 2010". Komentet e Ivanovit pasuan këto vërejtje, ndërsa Shkupi pret që ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara, Metju Nimiç, të caktojë raundin e ri të bisedimeve me Greqinë, për emrin e Maqedonisë.