E Diel, 1 Nëntor 2026

Uragan në Indi, 30 persona humbin jetën

Më shumë se 30 persona kanë humbur jetën në Bengalin Lindor pas një uragani të fuqishëm që goditi vendin. Katastrofa ndodhi në rajonin North Dinajpur, në afërsi të kufirit me Bangladeshin. Ekziston frika se ka ende shumë viktima poshtë rrënojave të shtëpive të shkatërruara nga era e forte. Uragani ka lënë mijëra persona të pastrehë, ndërkohë që në zonë mungon sinjali telefonik dhe rryma elektrike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›