E Diel, 1 Nëntor 2026

Berlini dhe Prishtina nënshkruajnë dy marrëveshje bilaterale


Ministri gjerman i punëve të brendshme Thomas de Maiziere dhe homologu i tij nga Kosova, Bajram Rexhepi nënshkruan të mërkurën dy marrëveshje bilaterale gjermano-kosovare.

Njëra prej tyre ka të bëjë me kthimin e ish-refugjatëve dhe personave që kapen ilegalisht, tjetra me bashkëpunimin për luftimin e krimit të organizuar dhe parandalimin e terrorizmit.

Në Gjermani jetojnë afro 14.000 kosovarë pa leje të rregullt qëndrimi, ndërsa çdo muaj parashtrojnë kërkesë për azil mbi 100 të tjerë. Pjesa dërrmuese e ish-refugjatëve janë me prejardhje rome, kthimi i detyrueshëm i të cilëve është bërë vazhdimisht shkak për protesta nga ana e organizatave joqeveritare.

Dy marrëveshjet do të hyjnë në fuqi pasi të jenë ratifikuar nga parlamentet përkatëse dhe janë marrëveshjet e para bilaterale ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›