Ivanov OSBE i kontribuoi paqes ne rajonin e Ballkanit
OSBE-ja pati rol te rendesishem ne Maqedoni kreu pune te mire dhe ndihmoi qe vendi nga shfrytezues i sherbimeve te behet kontributor per qellimet e veta - promovim dhe perhapje te zones se paqes stabilitetit dhe sigurise theksoi presidenti i Maqedonise Gjorge Ivanov ne fjalimin ne Samitin e shtate te Organizates per siguri dhe bashkepunim ne Evrope qe po mbahet ne kryeqytetin e Kazakistanit Astana.
Qe nga pavaresimi tha Ivanov Maqedonia eshte udhehequr nga parimet dhe percaktimet e OSBE-se me cka paraqet shembull te mire se besimi ndermjet bashkesive mund te ndertohet vetem me respektimin e te drejtave te njeriut dhe lirive themelore te te gjithe qytetareve.
Maqedonia sot eshte shembull unik i bashkejeteses shumeetnike i demokracise inkluzive model i cili na mundesoi te jemi kontributor ne stabilitetin dhe sigurine. Vendi ne menyre te rendesishme kontribuon jo vetem per stabilitetin rajonal dhe bashkepunimin por edhe per paqen dhe sigurine me te gjere si per shembull ne Afganistan theksoi presidenti i Maqedonise njoftoi kabineti i tij.
Konfirmim per progresin e arritur sic theksoi jane kriteret e plotesuara per anetaresim ne NATO dhe per fillim te negociatave inkuadruese me Bashkimin Evropian. Theksoi se jo vetem Maqedonia por edhe i tere rajoni i Evropes Juglindore i shfrytezoi perfitimet nga OSBE-ja dhe duke krahasuar me gjendjet prej para dhjete viteve situata ne rajon ka ndryshuar ne menyre dramatike per me mire. INA