E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtine koalicioni Kosova e Re cel fushaten

Koalicioni per Kosoven e Re hapi fushaten parazgjedhore ne Prishtine me premtimin per hapjen e 30 mije vendeve te reja te punes cdo vit. Premtimin para simpatizanteve te shumte te mbledhur ne sallen e sporteve 1 Tetori e beri drejtuesi i ketij koaliconi Behgjet Pacolli i cili premtoi gjithashtu rritje ekonomike mbi shtate per qind qe ne vitin e pare te qeverisjes.

I garantoj qytetaret e Kosoves se kemi programin me te mire ekonomik kemi program praktik dhe sic e thame edhe me pare Kosoves do ti hapim per cdo vit nga 30 mije vende te punes. Kjo eshte e mundur dhe ai i cili e kundershton kete ai nuk dine ai eshte jo i sinqerte me pune arrihet cdo gje tha Behgjet Pacolli Kryetar i AKR-se.

Pacolli tha se lista e koalicionit per Kosoven eshte lista me e mire ne keto zgjedhjet. Ai tha se asnje nga kandidatet e kesaj liste nuk jane te perfshire ne skandale por eshte liste e njerezve punetore dhe te ndershem te vendit.

Kemi nje oferte te profesionisteve te njerezve te ndershem. Lista e ketij koaliconi prej numrit 1 deri ne numrin 110 eshte lista me e paster e paster si loti liste e njerezve te ndershem e njerezve qe nuk kane qene te perlyer ne asnje skandal liste e njerezve qe nuk jane nen hetime dhe opinion publik ata nuk i paragjykon. Prandaj mbeshteteni kete oferte e cila eshte per qytetarin e Kosoves tha Pacolli.

Nenkryetarja e AKR-se e nominuar nje dite me heret per kryeministre te Kosoves Mimoza Kusari tha se qytetaret e Kosoves me voten e tyre me 12 dhejtor do ti japin fund qeverisjes se keqe ne Kosove. Ne kete tubim jane prezantuar edhe 110 kandidatet e ketij koalicioni per deputet te ardhshem te Kuvendit te Kosoves.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›