Ivanov: Presim avancimin e zgjidhjes për emrin
SHKUP - Maqedonia dëshiron të avancojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që ka me Greqinë përsa i përket çështjes së emrit, pas formimit të qeverisë së re që doli nga zgjedhjet legjislative të 5 qershorit, deklaroi sot presidenti maqedonas, George Ivanov.
"Kur Parlamenti i ri dhe qeveria do të formohen, ne presim që mediatori i Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimetz të angazhohet në iniciativa konkrete për të pasur më shumë dinamikë në bisedime dhe për të gjetur një zgjidhje të përbashkët të pranueshme për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje, që ekziston që prej 20 vjetësh'',- deklaroi Ivanov.
Në kuadër të Kushtetutës, Parlamenti i ri duhet të formohet 20 ditë pas zgjedhjeve dhe qeveria deri në muajin gusht. Greqia e konsideron emrin e Maqedonisë si pjesë e trashëgimisë së saj dhe ka bllokuar njohjen ndërkombëtare të fqinjit të saj nën këtë emër.
Kjo mosmarrëveshje, pothuajse po aq e vjetër sa vetë shpallja e pavarësisë së Maqedonisë nga ish-Jugosllavia, në vitin 1991, është bërë pengesë gjithashtu për aspiratat evropiane të Shkupit, që disponon statusin e kandidatit që prej vitit 2005, por që nuk i ka nisur kurrë negociatat e anëtarësimit në BE për shkak të bllokimit nga Greqia.
Komisioneri evropian për Zgjerimin, Stefan Füle, parashikoi dje se negociatat e anëtarësimit mund të hapen deri në fund të vitit me Shkupin duke zbuluar se ekziston aktualisht një tendencë në mbështetje të zgjidhjes së problemit të emrit.
Ivanov i përshëndeti sot këto propozime duke njohur se fillimi i negociatave të anëtarësimit në BE kishte lidhje me problemin e emrit.
"Ne presim që pala greke të jetë konstruktive ashtu si ne do të jemi konstruktiv kundrejt çdo propozimi nga Nimetz, në mënyrë që të kontribuojmë të dyja Maqedonia dhe Greqia”,- shtoi Ivanov.
(e.m/mia/BalkanWeb)