Maqedoni, sekuestrohen 105 kg mariuanë, 2 në pranga
SHKUP- Policia e Maqedonisë ka sekuestruar 105 kg mariuanë, sasi kjo e trafikuar në Maqedoni nëpërmjet ujrave të Liqenit të Ohrit.
Mediat vendase bëjnë me dije se policia maqedonase gjatë një operacioni të realizuar mbrëmjen e djeshme ka mundur të arrestojë dy persona të cilët trafikonin lëndën narkotike nga territori shqiptar drejt Maqedonisë, ndërkohë që mësohet se malli ishte i destinuar për tregun Evroperëndimor.
Kapja e trafikantëve është bërë e mundur pak para mesnatës së mbrëmshme në udhëkryqin midis fshatit Mazhusishte dhe fshatit Ropotovë.
Gjatë kontrollit të ushtruar, në bagazhin e veturës tip Volvo V-40, me targa të Tetovës, janë zbuluar në çanta, të paketuara 99 pako, me rreth 105 kg mariuanë.
Policia ka njoftuar se nga hetimet paraprake është konstatuar se bëhet fjalë për mariuanë shumë cilësore, vlera e së cilës në tregun Europerëndimor, arrin në 400 mijë euro.
(e.m/INA/BalkanWeb)