E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanov fton Papulias për vizitë në Maqedoni

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, të mërkurën i dërgoi një ftesë homologut të tij grek, Karolios Papulias për të kryer një vizitë zyrtare në Maqedoni. "Jam thellësisht i bindur se me vizitën tuaj, ne si drejtues të të dy vendeve fqinje, do të japim kontribut të konsiderueshëm në vizionin tonë të përbashkët dhe përfundimisht do të japim një impuls plotësues të fortë për forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë", shkruhet në ftesën, që presidenti Ivanov ia dorëzoi të mërkurën ambasadores greke në Shkup, Aleksandra Papadopullu. Ivanov në letrën dërguar Papulasit thekson se në marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Greqisë "ka shumë më tepër gjëra që lidhin dhe afrojnë, sesa ato që ndajnë". "Kam besim të fortë se me angazhime të përbashkëta do të kontribuojmë në forcimin e lidhjeve tona të cilat do të jenë në interes të qytetarëve të të dyja shteteve tona", bën të ditur Ivanovi. Presidenti i Maqedonisë Ivanov pati një takim me ambasadoren greke Aleksandra Papadopullu, ndësa pas takimit që zgjati 40 minuta, nuk u dha asnjë deklaratë zyrtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›