E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanoviç: Ardhja e forcave speciale në veri, një provokim

Sekretari i shtetit në të ashtuquajturën ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç e ka cilësuar si provokim stërvitjet e forcave speciale ROSU në veri të Kosovës.

Në një intervistë për gazetën “Zëri”, Ivanoviç ka deklaruar se do të ketë prani të forcave speciale në Mitrovicë atëherë serbët do të ngrejnë sërish bllokada.

“E kemi thënë dhe vazhdojmë ta themi se heqja e barrikadave varet nga lëvizjet e Prishtinës. Nëse Prishtina vazhdon ta sulmojë veriun, ne do t`i kthejmë barrikadat” tha ai, sipas të cilit ardhja e ROSU-t të mërkurën në Mitrovicë ishte provokim dhe nuk ka pasur të bëjë mestërvitje, ashtu siç thotë Prishtina.

“Ne kërkojmë nga Prishtina që të mos provokojë veriun, duam që procesi të rregullohet me dialog me anë të Brukselit, prandaj çdo iniciativë e tyre e prish këtë proces”, tha Ivanoviç.

Ditën e djeshme mediat kosovare theksuan se forcat speciale kosovare ishin nisur drejt veriut për të arrestuar të dyshuarit e vrasjes së policit Enver Zymberi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›