Kosovë, shpërthim në fabrikën e ferro-nikelit në Drenas

Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua mbrëmë në fabrikën e ferro-nikelit në Drenas të Kosovës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 të mbrëmjes ndërsa nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale tek banesat përreth.
Mediat kosovare, raportuan se shpërthimi nuk ka shkaktuar viktima apo persona të plagosur.
Pas shpërthimit banorë të Drenasit dhe punonjës të uzinës së ferro-nikelit janë mbledhur para godinës duke protestuar për kushtet në të cilat ata punojnë.
Ky ishte shpërthimi i dytë me përmasa të mëdha në këtë uzinë, pas atij të ndodhur dy muaj më parë. Fatmirësisht shpërthimet kanë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe jo humbje njerëzore.