E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanoviç: Nuk mund t`u besohet premtimeve të Byler

Sekretari shtetëror në ministrinë e Serbisë për Kosovën, Oliver Ivanoviç, deklaroi se nuk mund t`u besohet premtimeve të komandantit të KFOR-it, Erhard Byler, për praninë e vazhdueshme të pjesëtarëve të KFOR-it, te ura mbi Sitnicë.
 

“Kësaj nuk mund t`i besohet, për shkak të tendencës së zvogëlimit të numrit të ushtarëve të KFOR-it dhe NATO-s”, u shpreh Ivanoviç. Ai shtoi se KFOR-i, nuk është treguar në ngjarjet e fundit në Mitrovicë.
 

Ivanoviç theksoi se për këtë arsye, kupton plotësisht rezervat e serbëve nga Prilluzha, sepse janë të bazuara në frikën e arsyeshme.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›