E Shtunë, 31 Tetor 2026

OBK: Refugjatët palestinezë largohen nga kampet në Siri

Largimi i refugjatëve bëhet i ditur nga OBK-ja, ku një zëdhënës i kësaj agjencie, Kris Gunes, deklaroi se 5 mijë, prej 10 mijë refugjatëve, ishin në lëvizje.

Zëdhënësi theksoi se palestinezët u larguan pasi Latakia i ishte nënshtruar zjarrit. Dje u raportua se në Latakia kishte pasur të shtëna nga armatimi i rëndë. Veprimtarët thonë se së paku 27 vetë janë vrarë në këtë qytet-port, prej të shtunës, kur kishte të shtëna intensive. /Start/

                                                                                             2011-08-16 10:51
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›