E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurori Salustro dëshmon për çështjen Kleçka

Sot në Kosovë trupi gjykues vendosi nëse prokurori Mauricio Salustro do të thirret si dëshmitar për rastin Kleçka. Dëshmia e prokurorit është kërkuar me shumë këmbngulje nga ana e palës mbrojtëse.

Avokatët këtë kërkesë e bazojnë në akuzat që tashmë i ndjeri Agim Zogaj ka bërë ndaj prokurorit si dhe në bazë të një kallëzimi penal që bashkëshortja e të ndjerit Ganimetja ka deponuar kundër prokurorit Salustro.

Dyshimet se prokurori kishte bërë presion ndaj dëshmitarit, avokati Haxhi Millaku i lidh me atë së kur në korrik të vitit të kaluar mbrojtja e kishte marrë në pyetje dëshmitarin dukej se ishte nën sqetullat e hetuesve dhe ajo sjelljes, sipas Millakut, i ngjasonte stilit të Gestapove.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›