E Diel, 1 Nëntor 2026

IvanovicDuhet nisur sa me shpejt bisedimet Kosove-Serbi

Autoritetet ne Serbi shpresojne se mund te nise nje takim deri ne fund te ketij vitit ndermjet Prishtines e Beogradit.

Nje zyrtar i qeverise se Serbise Oliver Ivanovic ne nje interviste per BBC-ne theksoi se ka shume shpresa qe nje takim fillestar ndermjet udheheqesve te Serbise dhe te Kosoves te zhvillohet nga pjesa e dyte e muajit dhjetor pak dite pasi te kete perfunduar procesi zgjedhor ne Kosove.

Por ai tha se takimet e verteta mes paleve nuk pritet te fillojne perpara gjysmes se pare te vitit te ardhshem.

Zoti Ivanovic tha se bisedimet mund te jene te gjata por nese pala kosovare nuk tregon seriozitet ne bisedime Beogradi do ti nderprese ato.

Sipas tij ceshtja e te zhdukurve mund te jete ceshtja e pare qe do te diskutohet mes paleve.

Nderkohe zyrtaret e BE-se kane shfaqur pak besim se bisedimet madje edhe ato fillestare do te mund te fillojne perpara fundit te ketij viti dhe ne vecanti perpara se te krijohen institucionet e reja te Kosoves te dala nga zgjedhjet e jashtezakonshme te dhjetorit.

Bisedimet me Beogradin zyrtar per autoritetet ne Prishtine nderkaq jane vene ne plan te dyte per shkak te procesit zgjedhor.

Autoritetet ne Prishtine thone se presin krijimin e institucioneve gjate muajit janar te vitit te ardhshem dhe se bisedimet me palen serbe per ceshtjet e interesit te perbashket me shume gjasa mund te nisin ne janar ose ne shkurt te vitit te ardhshem.

Te dyja palet kane shfaqur gatishmerine per tu takuar me ndihmen e BE-se por edhe me perfaqesim te SHBA-se.

Mendohet se takimi i pare nismetar i bisedimeve te jete ai ndermjet presidentit serb Boris Tadic dhe kryeministrit te deritashem te Kosoves Hashim Thaci.

Beogradi zyrtar shpreson qe ne nje periudhe temat e renda perfshire ato te statusit te rihapen serish gjate bisedave me autoritetet ne Prishtine.

Por keto te fundit kane deklaruar se statusi eshte ceshtje e perfunduar dhe se me Beogradin do te diskutohen vetem ceshtjet e interesit te perbashket.

Megjithate ceshtja qe besohet te jete me e renda do te jete ajo e veriut te Kosoves dhe statusi qe do te mund te marrin serbet e atjeshem ne nje te ardhme brenda territorit te Kosoves.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›