Kosove Drashkovic fton serbet te dalin ne zgjedhje

Lideri i Levizja Serbe per Riperteritje LSR Vuk Drashkovic ka ftuar serbet e Kosoves te marrin pjese ne zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare qe do te mbahen me 12 dhjetor ne Kosove.
Nese serbet e Kosoves duhet te jetojne ne geto jashte realitetit atehere nuk duhet te dalin ne keto zgjedhje. Por ne interes te serbeve te Kosoves eshte qe per te drejta e tyre edhe kombetare pronesore dhe kulturore te luftojne ne institucionet e Kosoves ne Kuvendin e Kosoves. Dhe sipas kesaj duhet te dalin ne zgjedhje. LSR-ja i ka ftuar serbet e Kosoves te marrin pjese ne keto zgjedhje ka thene Drashkovic ne nje interviste per mediat kosovare.
I pyetur se si e vlereson qendrimin e qeverise se Serbise kundrejt ketyre zgjedhjeve Drashkovic ka thene se kete here Beogradi zyrtar ka ndryshuar taktiken duke mos i ftuar ne bojkot sic e beri heren e fundit. Kete radhe nuk ka qene thirrja per bojkot por eshte gjetur nje formulim diplomatik nuk jane krijuar kushtet qe Qeveria te ftoje serbet te marrin pjese ne zgjedhje. Nuk eshte thene te mos marrin pjese nuk eshte thene qe askush nga Kosova do te vijne ne cfaredo konflikti me Beogradin me Serbine nese marrin pjese ne keto zgjedhje. Perkundrazi Ne terren Lista e Perbashket Serbe po perpilohet nga perfaqesues te partive nga Beogradi te cilat zyrtarisht nuk i kane ftuar serbet te marrin pjese ne zgjedhje theksoi Drashkovic.