Ivanoviq: Marrëveshja për doganën do të shkojë vështirë

Sipas tij, zbatimi i asaj marrëveshje do të nënkuptonte që në kalimet me Kosovën të stacionohen doganierët dhe të ndërtohen punktet, që, sipas tij, nuk do të mund të bëhet lehtë pasi me marrëveshje teknike nuk mund të zgjidhen, aq më pak në shpejtësi, çështje të rënda dhe të komplikuara.
Ai duke fol për mediet serbe ka thënë se serbët, më parë patën marrë garanci që në ato vendkalime nuk do të ketë kurrfarë kufijsh, as doganierë.
Ai ka thënë se ekziston edhe pala tjetër, respektivisht, Prishtina, e cila i ka interesat e taja, të kundërta me ato që kanë serbët. Sipas tij, Prishtinës i përgjigjet që në ato pika të fitojnë gjithçka që e karakterizon kufirin e një territori sovran.
Në pyetjen nëse Grupet punues mund të korrigjojnë ndonjë gjë nga ajo marrëveshje, ashtu si ka paralajmëruar shefi i ri i ekipit serbe në dialogun me Prishtinën, Ivanoviq ka thënë që tani nuk mund të bëhet shumë, por e vetmja që mund të bëhet është që EULEX-i të stacionohet në Jarinje dhe Bërnjak.