E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga mori pjesë në “Equal Futures Partnership”

Presidentja Atifete Jahjaga mori pjesë sot në “Equal Futures Partnership”, nismë e SHBA-së dhe 12 partnerëve të tjerë ndërkombëtarë dhe me ndihmën edhe të UN Women dhe Bankës Botërore.

Nisma “Equal Futures Partnership” që u organizua në New York, u paraqit nga sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton ndërsa në mesin e të partnerëve ndërkombëtarë që morën pjesë në panel ishin edhe presidentë, kryeministra dhe ministra të jashtëm të Australisë, Danimarkës, Finlandës, Indonezisë, Holandës dhe përfaqësuesja e BE-së, Catherine Ashton.

SHBA-ja dhe partnerët ndërkombëtarë me nismën “Equal Futures Partnership” synojnë zgjerimin e pjesëmarrjes politike e ekonomike të gruas në gjithë botën.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›