E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçi i quan të papërgjegjshme deklaratat e Beogradit

Zv.kryeministri Hajredin Kuçi ka tërhequr vërejtjen se kërkesa për ndarje të Kosovës mund të shkaktojë “lëvizje tektonike” në rajon.

Ai i bëri këto komente pas deklaratës së kryeministrit serb Daçiq, se “ndarja e Kosovës është zgjidhja më reale”.

Kuçi po ashtu i quajti “të papërgjegjshme” deklaratat në Beograd, se Serbia nuk është e obliguar të zbatojë marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut në Bruksel.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›