E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanoviq: Me të gjitha mjetet legjitime do të kundërvihemi

Ndaj vënies së inicialeve në marrëveshjen e Brukselit nga kryeministrat Thaçi dhe Daçiq, ka reaguar Millan Ivanoviq nga Këshilli Nacional Serb në veri të Kosovës.

Ai ka theksuar se i mbështet vendimet e takimit të sotëm të përfaqësuesve të serbëve në Zveçan, të cilët, siç thotë ai, kanë treguar orientimin e serbëve të veriut se nuk do të pranojnë zbatimin, siç e quajti ai, të shtetit shqiptar dhe institucioneve të Kosovës në veri të vendit, si dhe heqjen e institucioneve të Serbisë.

“Ne nuk kemi marrë pjesë në kurrë farë bisedimesh. Përfaqësuesit tanë nuk kanë qenë atje. Kështu që, shpejt do të mbajmë takimet dhe do të merremi vesh se çfarë do të bëjmë më tutje. Unë pres që me të gjitha mjetet legjitime do t’i kundërvihemi çfarëdo imponimi të institucioneve të Kosovës, të cilat e rrezikojnë mbijetesën tonë këtu. Zbatimi i tyre do të nënkuptonte eksodin tonë, gjegjësisht spastrimin etnik të serbëve nga këto hapësira”, ka thënë Ivanoviq./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›