SHBA: Numri i të vdekurve nga shpërthimi në Teksas ende i paqartë

Ekipet emergjente të kërkimit dhe shpëtimit po vazhdojnë gjurmimet në vendin e eksplodimit masiv në Teksas, i cili i ka shkatërruar disa pjesë të qytetit West.
As sot, zyrtarët nuk ishin në gjendje të japin një numër të saktë të personave të vdekur dhe thonë se më se 15 vetë mund të jenë të vdekur.
Guvernatori i Teksasit, Rick Perry, është paraqitur në televizion duke thënë se eksplodimi në një fabrikë plehu, të Mërkurën vonë, ishte “një skenar i vërtetë i ankthit”.
Por, policia tha se dëshmitë e parta tregojnë se ky ishte një aksident industrial.
Presidenti Barack Obama, nëpërmjet një deklarate, i ka mbështetur banorët e vendbanimit West./Indeksonline/