E Diel, 1 Nëntor 2026

Ivanoviq: Po presim përgjigje zyrtare nga UNMIK'u

I ashtuquajturi sekretar i Ministrisë për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq ka thënë se vendimin për hapat të tjerë rreth mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë, qeveria e Serbisë do të marr sapo të marrë përgjigjen zyrtare nga UNMIK-u.

Ai ka thënë se tani është kohë për vendime të udhëhequra nga arsyeja dhe jo emocionet.

“Sigurisht që insistimi në zgjedhje lokale me çdo çmim mund të sjell deri të ndërprerja e vazhdimësisë së mbajtje së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Kosovë të cilat janë mbajtur pa u penguar. Mendoj që në këtë prizmë duket lexuar edhe deklaratën e Departamentit Amerikanë të Shtetit, i cili deklaron se kjo vazhdimësi nuk është më pak e rëndësishëm se sa zgjedhjet lokale. Njw mendim i menduar me tru dhe jo me zemër, pasi ajo që unë shpresojë, vendimin nuk do ta marr Komisioni Republikan Zgjedhor, pasi ai përcakton rregullat teknike, por se vendimi do të jetë politik”, ka thënë Ivanoviq.

Shefi i UNMIK-ut, Farid Zarif i është përgjigjur të enjten Beogradit se, për shkak të rrethanave në terren, UNMIK-u nuk mund të organizojë zgjedhjet në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësja e UNMIK-ut, Tanja Kastël.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›