Hoxhaj 'zëvendëson' Tahirin?
qeveria_hashim_thaqi_edita_tahiri_enver_hoxhaj_78315.jpg)
Burime të “Zërit” të afërta me Qeverinë e Kosovës, kanë thënë kryeministri Hashim Thaçi është duke menduar që ta “pensionojë” kryenegociatoren e deritashme, Edita Tahiri, dhe ta zëvendësojë me një person tjetër .
“Kryeministri po pretendon që ta shkarkojë Editën, e në vend të saj ta emërojë Enver Hoxhajn. E në Ministrinë e Jashtme do të vijë ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, me çka AKR-ja do ta marrë edhe një ministri të re, përveç Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë të cilën gjithashtu do ta udhëheqë kjo parti”, ka thënë burimi i Zerit.