E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izolimi i qytetarëve dhuratë e qeverisë për pavarësi

Raporti për Liberalizmin e vizave, që i është dhënë dje Qeverisë së Kosovës, nga Komisioni Evropian, fatkeqësisht është dhurata më e keqe për qytetarët e Kosovës që Qeveria mund tu bëjë për 5 vjetron e Pavarësisë.

Ky ka qenë qëndrimin i Këshillit të Ekspertëve për Politikë të Jashtme dhe Integrime Evropiane të LDK-së lidhur mbi Raportin e KE-së për Liberalizmin e Vizave.

Lidhja Demokratike konsideron se qytetarëve të vendit do tu mohohet e drejta e lëvizjes edhe për një kohë të gjatë, pikërisht për shkak të papërgjegjësisë dhe abuzimeve të Qeverisë së Kosovës.

“Kryeministri Thaçi gjatë fushatës pati deklaruar se qytetarët do lëvizin të lirë brenda 15 muajve, pastaj tha se ky afat do të shtyhet më së largu deri në fund të vitit 2012. Publikimi i këtij raporti dëshmon jo vetëm që nuk është shënuar as një hapë para, por ka regres”, tha Vjosa Osmani, nga LDK.

Sipas saj, kërkesat e KE-së për liberalizmin e vizave, kanë qenë teknike, dhe jo politike, siç pretendon Qeveria duke e hedhur fajin tek pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.

Osmani ka përmendur kushtet kryesore që KE-ja ka adresuar, e që Qeveria po ngecë në vazhdimësi që ti përmbush ato.

“Pra, qytetarët prapë mbesin të izoluar për shkak të ngecjes në disa fusha kryesore. Në radhë të parë është riatdhesimi, siguria e dokumenteve, administrata e pa reformuar, e lufta kundër korrupsionit. Sipas raportit nuk është vetëm skandali me pasaporta, por ka pasur raste kur Qeveria ka lëshuar dokumente fals. Në raportin prej 23 faqeve, fjala korrupsion është përmendur mbi 50 herë, dhe kjo dëshmon se ku jemi. Kurse, administrata është e mbingarkuar. Po ashtu sfidë mbetet politizimi i gjyqësorit”, tha Omsani. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›