E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izolohet gripi, s'ka vaksine

Vaksina e cila eshte injektuar nga dhjetera-mije njerez nuk mund te kete asnje funksion mbrojtes, per sa i perket gripit i cili eshte duke qarkulluar ne vendin tone. Sipas specialisteve te Institutit te Shendetit Publik gripi qe po qarkullon eshte i tipit B, i njejte me virusin qe po qarkullon aktualisht ne rajonin e Ballkanit, Serbi e Greqi.

Virusi

Duke pare nje numer te madh te rasteve te gripit gjate ketyre diteve te fundit, specialistet e Institutit te Shendetit Publik kane nisur analizat per percaktimin e llojit te gripit, i cili po qarkullon ne vendin tone. Sipas drejtorit te Institutit te Shendetit publik, Alban Ylli, virusi u izolua te henen pas analizave ne laborator, te mostrave te marra ne Lac dhe nuk perfshihet ne vaksinen aktuale te gripit, qe eshte rekomanduar per kete vit. "Kemi mundur qe te themi se cili eshte virusi i gripit qe qarkullon aktualisht ne vendin tone. Ai i perket tipit B, i cili nuk eshte i perfshire ne vaksinen kunder gripit, qe eshte injektuar nga shume persona ne vendin tone" ka pohuar drejtori i ISHP-se Alban Ylli. Por specialistet nuk perjashtojne mundesine e qarkullimit te virusit te gripit tip A. Ky virus po qarkullon aktualisht ne Evrope dhe ka me shume rrezikshmeri, per te dhene epidemi masive. "Nga te dhenat rezulton se virusi i gripit i tipit A, eshte me i rrezikshem dhe perhapet me shpejt. Kjo do te thote se edhe numri i te prekurve rritet per nje kohe te shkurter, nderkohe qe ne vendin tone nga java ne jave, kemi nje rritje te ndjeshme te rasteve, qe do te thote se jemi ne prag te epidemise" ka pohuar kreu i ISHP-se, Ylli.

Rastet

Instituti i Shendetit Publik deklaron se numri i rasteve te paraqitura ne jave ne spitalet e gjithe vendit, aktualisht ka shkuar ne 14 mije. Specialistet theksojne se tendencat e shtimit te rasteve me grip jane ne rritje por megjithate numri i rasteve te raportuara mbetet 15 per qind me i vogel se nje vit me pare. "Ne javen qe jemi, mesatarisht jane regjistruar 14 mije raste ne te gjitha spitalet e vendit, kjo shifer na con ne nje prag te vertete te epidemise, pasi edhe nje numer i madh pacientesh e kalojne virusin e gripit pa marre ndihme mjekesore" ka pohuar Ylli. Sipas tij, numri i pacienteve pritet te shtohet gjate diteve ne vijim, pasi fundi i shkurtit dhe fillimi i marsit shenojne shifra te larta te te prekurve nga gripi.

Keshillat

Mjeket: Kujdes nenat me femije te vegjel

Ndersa duket se tashme jemi ne prag te nje shperthimi epidemik te gripit, mjeket nuk harrojne per asnje rast te japin keshillat, sidomos per nenat qe kane foshnja te vogla, te cilat i keshillojne t'i mbajne te vegjlit larg vendeve publike, ku ka grumbullime njerezish, pasi aty virusi merret lehtesisht. Gjithashtu mjeket specialiste i keshillojne pacientet, te cilet jane prekur nga virusi sezonal i gripit, te perdorin medikamentet e autorizuara mjekesore, te perdorin sa me shume lengje dhe mundesisht te evitojne qendrimin ne ambiente te mbyllura ku ndodhen nje numer i madh njerezish si dhe te mos neglizhojne asnje shenje, pasi nese nuk ndiqen, mund te behen shkak per komplikacione shume te renda. Te njejtat keshilla vlejne edhe per personat e moshes se trete dhe ata qe vuajne nga semundjet kronike. Per sa u perket simptomave te gripit ato jane te ndryshme pasi qarkullojne me shume se dy lloje virusesh. Nga te dhenat e mjekeve rezulton se kjo semundje virale, perhapet lehtesisht permes sperklave, teshtimave dhe kolles. Simptomat e semundjes jane dhimbja e kokes ne menyre te vazhdueshme, kolle, temperature e larte dhe gjendje e debult. Per te evituar marrjen e kesaj semundjeje mjeket keshillojne kufizimin e kontakteve ne ambientet kolektive si kopshte, cerdhe dhe qendrat e punes, sepse virusi eshte ngjites.

14 Mije Persona rezultuan se prekeshin cdo jave nga virusi i gripit gjate vitit te kaluar. Sipas specialisteve, kjo shifer ishte ne kohen kur viroza dha kulmin e saj, ne fund te muajit janar dhe fillim te shkurtit.

15 Per qind Me pak, jane rastet e raportuara te gripit ne krahasim me nje vit me pare. Te dhenat jane bere publike nga specialistet e Institutit te Shendetit Publik, te cilet po monitorojne situaten.

500 Raste Paraqiten cdo dite ne urgjencat e spitaleve te Qendres Universitare "Nene Tereza". Pothuajse gjysma e rasteve u perket femijeve, te cilet preken dhe me shpejt nga kjo viroze.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›