E Diel, 1 Nëntor 2026

Perpjekjet per nje pamje te re te ATSH-se

Speciale, sondazhe, foto pafund dhe imazh te ri. Menyra sesi ka ndryshuar Agjencia Telegrafike Shqiptare, e krijuar rreth 70 vjet me pare, eshte e dukshme. Bashkepunimin me agjencite prestigjioze boterore, si Reuters, Associated Press, AFP etj., e eklipson disi plagjiatura e perditshme. Ne zyren e drejtoreshes se kesaj agjencie, Antoneta Malja, dorezohet cdo dite nje raport i detajuar me te gjitha shkrimet qe jane marre copy-paste nga agjencia, ndersa mediat perkatese do te shkojne se shpejti ne gjyq, sipas titullares se ketij institucioni. "Ne punen tone jemi fokusuar te dhenia e lajmeve shkurt ne faqe te pare, e se dyti, te fotot, konkretisht te fotot e javes. Sic thote populli, "paraqitja te shet, mendja te qet", ndaj kemi bere ndryshime per sa i perket pamjes se produktit", thote Malja, e cila shton se "edhe nese do te largohet pas zgjedhjeve te qershorit, dicka e mire do te mbetet".

Kemi verejtur ndryshime te produktet e Agjencise Telegrafike Shqiptare. Mund te na permendni disa risi?

Per here te pare, ne po aplikojme arkiven e TVSH-se, gje qe nuk ka ekzistuar me pare. Po keshtu, nje risi tjeter eshte fakti qe kemi filluar te lajmet ne audio, ne gjuhen shqipe dhe ate angleze, sipas nje projekti te realizuar nga donacionet franceze. Gjithashtu, permbledhja javore e lajmeve, Milestone, eshte nje sukses tjeter, bashke me shume Speciale javore, qe perkthehen ne anglisht e frengjisht. Nje risi qe nuk mund te mos permendet eshte edhe projekti i financuar nga Keshilli i Evropes, qe mundeson nje komunikim te drejtperdrejte te qytetareve me pushtetaret, permes sondazheve te ndryshme online. Kjo behet me qellim qe te demokratizohet dalengadale shoqeria jone dhe te matet pulsi i qytetareve. Quhet ndryshe WebDep qe zeri yt te degjohet.

Cila eshte sfida e radhes?

Po kerkojme te fusim programe me video, shpresojme se shpejti. Shikoni, ka vazhdimisht gjera per t'u permiresuar. P.sh., sistemi kompjuterik qe ne kemi, eshte i vitit 2005 dhe nuk e perballon dot ngarkesen e faqes. Per kete arsye, kur klikon ne nje lajm, te hapet automatikisht nje faqe tjeter. Por, qe te ndryshohet ky sistem kompjuterik nevojitet nje fond i jashtezakonshem, gje qe ne nuk e kemi.

Problemi me i madh me te cilin po perballet stafi i ATSH-se?

Sigurisht qe problem mbetet dixhitalizimi i arkives se fotos. Ne kemi mbi 250 mije foto, te cilat datojne para vitit 1994, pra para clirimit te vendit. Jemi duke pritur qe ndoshta ndonje donator te beje dicka ne kete drejtim, sikurse eshte bere edhe me Arkiven e Shtetit. Dua te shtoj ketu se me rastin e ngritjes se nje muzeu ne 20 shkurt, me nisme te qeverise per krimet e komunizmit, jane marre nje numer i madh fotosh ketu te ne. Permend ketu gjyqin e deputeteve te vitit '46, foto te deputeteve qe u pushkatuan si tradhtare te kombit.

Ka dicka per te cilen ju ka mbetur disi peng?

Peng nuk e di, por mbetet e pazgjidhur ceshtja e datimit te sakte te krijimit te ATSH-se. Dokumentet per saktesimin e kesaj date ndodhen te Arkiva e Shtetit, gje qe kerkon shume pune qe ne ta zgjidhim. Ne fakt, une mendoj se ATSH-ja daton me telegramin e qeverise se Ismail Qemalit, derguar bashkive dhe komunave te vendit, ne daten 5 dhjetor 1912, ne te cilin thuhej: "Qe nga kjo dite fillon ekzistenca e kombit shqiptar, me kufijte e percaktuara, dhe do te lajmerojme te gjitha Fuqite e Medha qe Serbia nuk ka me pune ketu".

Mund te thoni dicka per te drejten e autorit? Dime qe informacioni i pasqyruar ne ATSH, shpeshhere pervetesohet pa te drejte autori, madje agjencia nuk citohet fare?

Sipas ligjit per te drejten e autorit, uroj qe se shpejti te hapet nje gjyq ne lidhje me mediat qe perfitojne informacion, jo vetem ne menyre te padrejte, por sikurse thate edhe ju, pa cituar te pakten edhe burimin e informacionit. Nga ana tjeter, sipas Associated Press, "cdo komb njihet ne bote nga agjencia e tij", ndaj ceshtja merr me teper rendesi nga ky aspekt, duke konsideruar ketu edhe besueshmerine e ATSH-se, lajmet e se ciles nuk jane pergenjeshtruar asnjehere.

Ju keni marreveshje edhe me agjenci te huaja, mjaft prestigjioze, mund te na tregoni dicka per projektet e perbashketa?

Eshte per t'u theksuar se ne kemi fituar nje cmim inkurajues ne shtator te vitit 2008, EANA- per agjencite evropiane te lajmeve, per sa i perket risive qe kemi mundesuar.

Keni ndonje projekt te afert?

Po, ne 10 mars do te organizojme nje ekspozite fotografike me AFP-ne, te Galeria e Arteve. Kjo ekspozite nuk do te kete karakter politik, por me teper social, kryesisht te problemeve te jetes shoqerore te vendit. Nderkaq, AFP-ja do te sjelle detaje parisiene ne kryeqytetin tone.

Ju jeni akuzuar si organizatore e tubimeve te dhunshme te 14 shtatorit te vitit 1998, menjehere pas vrasjes se deputetit te PD-se, Azem Hajdari. Ceshtja penale eshte ende ne shqyrtim. Mund te na thoni dicka ne lidhje me kete histori?

Pas vrasjes se Azem Hajdarit, me miopine me te madhe, prokuroria me akuzon per organizimin per kryengritjen e armatosur per te rrezuar pushtetin, akuze kjo qe behet ne planin politik. Asokohe une isha dashamirese e PD-se dhe prokuroria ka vetem nje fakt, ate qe une dola ne televizion dhe u bera thirrje njerezve qe kishin hyre ne TVSH qe te ruanin rendin. Prej 10 vjetesh une bredh lart e poshte gjyqeve dhe duhet te them qe kjo eshte nje odise e shemtuar qe nuk dihet se kur do te marre fund. Megjithate, pavaresisht te gjithave, une besoj te drejtesia,

E keni arkivuar kete pervoje te hidhur ne kujtesen tuaj?

Une ne fakt, prej shume vitesh kam mbajtur shenime edhe neper gjyqe, uroj qe ne te ardhmen te vije koha qe te shkruaj nje liber me kujtime.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›