E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izrael - Egjipt, incidente në kufi, 4 të vrarë

22-09-2012 / Gazeta 55

Ushtria izraelite raportoi se një nga ushtarët e saj dhe tre militantë janë vrarë në një shkëmbim zjarri përgjatë kufirit mes Izraelit e Egjiptit. Ushtria tha se trupat u sulmuan nga persona të armatosur, të cilët kaluan kufirin të premten, duke shkaktuar një shkëmbim zjarri nga i cili u vranë tre sulmuesit. Një ushtar izraelit u vra, ndërsa një tjetër u plagos.
Ushtria tha se sulmuesit kishin një pushkë AK-47, tre raketa-hedhës, një mitraloz, dhe një rrip eksplozivi.
Në deklaratë thuhet se është penguar “një sulm shumë i madh terrorist”.
Burimet egjiptiane të sigurisë në Sinai thanë se njëri nga sulmuesit kishte vdekur kur ai shpërtheu rripin me eksploziv, që e mbante në trup.
Incidentet e sigurisë në kufi janë rritur gjatë 18 muajve të fundit, pas përmbysjes së presidenti egjiptian Hosni Mubarak.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›